AKTUALITET

Zjarr pranë fshatit Progonat në Tepelenë

Një vatër zjarri është regjistruar në kufirin ndarës mes fshatrave Golem dhe Progonat në Tepelene. Pas sinjalizimit të marrë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në drejtim të vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së efektivëve zjarrfikës, zjarri u izolua dhe më pas u shua plotësisht, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në territor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button