AKTUALITET

Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër- Virua, krijohen radhë kilometrike

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Virua.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin Ura e Lumit– ish-Divizioni Ushtarak, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik.

Përplasja ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në këtë aks rrugor, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button