AKTUALITET

Zjarri përfshin Mallakastrën, rrezikohen banesat në fshatin Koilaç

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Koilacin në Mallakastër, duke iu afruar zonave të banuara dhe detyruar disa familje të largohen nga banesat. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Zjarri po avancon drejt fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Në terren janë angazhuar zjarrfikës, forca policie, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat e emergjencave civile. Prioritet mbetet mbrojtja e banorëve dhe izolimi i vatrave. Deri tani raportohen dëme të konsiderueshme në bimësi, ndërsa banesat vijojnë të jenë nën rrezik.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbuluar nëse flakët janë shkaktuar qëllimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button