Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin me dy viktima në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Buzëmadh, nga përplasja e dy automjeteve.
Kanë humbur jetën efektivi i FNSH, Sokrat Lela, 54 vjeç dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj, 78 vjeçe, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj.
Viktimat dhe e plagosura udhëtonin me një automjet tip ‘Ford’ që drejtohej nga polici, i cili u përplas me një ‘Opel Zafira’ me drejtues Gerti Skënderaj, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur.
43-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij Gladiola Meraj dhe vajzën 6 vjeçe, të cilat kanë pësuar lëndime të lehta.
Viktimat
Sokrat Lelaj Mbrostar Fier
Bylyre Salaj
Të Plagosurit
Gerti Skënderaj Cakran Fier
Gladiola Meraj Gruaja e Gertit
Vajza 6 vjeçe e Gertit
Fatbardha Lelaj gruaja e Sokratit nga Mbrostari