AKTUALITETTOP-NEWS

Laboratori i kokainës në Frakull/ Arrestohet në Madrid Kevin Margjoni

Arrestohert në Madrid njëri prej anëtarëve të grupit që ngritën laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni. 

49 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimi nisi në vitin 2022, kur në banesën e familjes Çervanaku në Frakull të Fierit u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës, ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike. Dyshohet se ajo ishte sjellë nga Kolumbia dhe ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial.


Në kuadër të kësaj dosje u arrestuan dhe dënuan me 89 vite burg në total ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rona, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj,  ndërsa vijon gjykimi ndaj shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i cili u arrestua në Ekuador dhe pritet ekstradimi i tij. 

Në13 janar 2026, Prokuroria e Posaçme vendosi ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për trafik droge të kryer nga grupi i organizuar kriminal. Për këtë  të pandehur janë Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, të cilët  janë të akuzuar edhe për një tjetër dosje, ku akuzohen se sillnin kokainë nga Amerika Latine të fshehur në lëkurë gjedhësh dhe e përpunonin në tre laboratorë të zbuluar në Shqipëri. Për operacionin e fundit janë shpallur në kërkim Durim Keçi dhe Kevin (Arjan) Margjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button