AKTUALITET

Makina përfshihet nga flakët në Lalar, aksi Fier – Ballsh (video)

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier në segmentin e vjetër që të çon nga Patosi për në Ballsh.

Sipas burimeve paraprake mjeti ka qënë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit. Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet teksa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button