Lagjja “Mbrostar Ferko” në Fier përballet me mungesë infrastrukture. Banorët paguajnë taksat por nuk marrin investime pas.

Vetëm pesë minuta larg qendrës së qytetit të Fier, lagjja “Mbrostar Ferko” vijon të përballet me probleme të shumta infrastrukturore, të cilat prej vitesh shqetësojnë banorët e zonës. Edhe pse e populluar nga afro 1000 familje, kjo lagje sipas banorëve është lënë jashtë vëmendjes së investimeve publike, ndërsa kushtet e jetesës sa vijnë dhe përkeqësohen.
Banorët ankohen se rrugët e lagjes janë në gjendje të amortizuar, të paasfaltuara dhe të mbushura me gropa, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Në shumë segmente mungojnë plotësisht trotuaret, ndërsa aty ku ekzistojnë, janë tepër të ngushta dhe të dëmtuara.
Sipas tyre, situata bëhet edhe më problematike gjatë stinës së reshjeve, kur rrugët mbushen me ujë dhe baltë, duke u kthyer pothuajse të pakalueshme. Banorët thonë se shpesh detyrohen të ecin mes ujit dhe baltës për të shkuar në punë, shkollë apo për të kryer aktivitetet e përditshme. Ndërkohë, gjatë verës, pluhuri i madh i krijuar nga mungesa e asfaltit depërton edhe në banesa, duke shkaktuar shqetësime të vazhdueshme për familjet.
Banorët shprehen se kanë bërë vazhdimisht ankesa pranë institucioneve vendore, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë.
“Pagojmë rregullisht taksat vendore, por nuk kemi parë asnjë investim konkret në lagjen tonë. Rrugët janë në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk kujtohet për ne,” – shprehen banorët e zonës.






Përveç problemeve me rrugët, një tjetër shqetësim mbetet edhe mungesa e koshave për mbeturinat dhe menaxhimi i dobët i tyre. Banorët thonë se mbetjet urbane nuk grumbullohen rregullisht, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin e komunitetit, sidomos gjatë temperaturave të larta.
Sipas banorëve, ankesat drejtuar institucioneve vendore kanë qenë të vazhdueshme, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete për rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve në këtë lagje.
Një tjetër problem mbetet edhe mungesa e koshave për mbeturinat. Sipas tyre, mbetjet urbane nuk grumbullohen në mënyrë sistematike, duke krijuar ndotje dhe shqetësim për komunitetin.
Banorët theksojnë se paguajnë rregullisht të gjitha taksat vendore dhe kërkojnë që bashkia të tregojë më shumë vëmendje ndaj kësaj lagjeje, duke investuar në rrugë, pastrim dhe shërbime bazë për komunitetin.
Ata i bëjnë thirrje që të ndërhyjnë sa më parë me investime në asfaltimin e rrugëve, sistemimin e kanalizimeve, vendosjen e koshave të mbeturinave dhe përmirësimin e shërbimeve bazë, në mënyrë që edhe banorët e “Mbrostar Ferko” të kenë kushte normale jetese si pjesa tjetër e qytetit./ ALB365











