SPORT

Lamine Yamal i mahnitur nga Ronaldinho: Atij nuk i bie topi, mua ndoshta po

Lamine Yamal dhe Ronaldinho kanë ndarë një moment të veçantë gjatë një bashkëpunimi me McDonald’s, ku u bashkuan e tashmja, e ardhmja dhe e kaluara e futbollit botëror.

Gjatë një seance të lehtë me topin, talenti i ri i Barcelonës nuk e fshehu admirimin për legjendën braziliane, duke u impresionuar nga lehtësia me të cilën Ronaldinho e kontrollonte topin.

Mes buzëqeshjes dhe batutave, Yamal u shpreh me humor:

Atij nuk i bie topi, mua ndoshta po”, një fjali që tregon qartë respektin dhe adhurimin e tij për një nga figurat më ikonike të historisë së futbollit.

Takimi mes dy gjeneratave të futbollit u kthye në një moment argëtues dhe simbolik, duke treguar edhe një herë ndikimin e madh që Ronaldinho vazhdon të ketë tek futbollistët e rinj në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button