Largoni njollat e stilolapsit me një produkt kuzhine

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të harroni një stilolaps në xhepin e pantallonave apo këmishës dhe ta zbuloni vetëm pasi t’i keni larë në lavatriçe, atëherë e dini sa zhgënjyese mund të jetë kur rrobat dalin të mbuluara me njolla boje.
Por njollat nuk vijnë vetëm nga stilolapsat e harruar – ato mund të shfaqen edhe pas një “përplasje” me bojën e printerit në zyrë, apo kur fëmijët e vegjël vendosin të shprehin kreativitetin e tyre mbi rrobat tuaja me stilolapsa me ngjyra.
Çfarëdo të jetë shkaktari, veprimi i shpejtë është kyç. Nëse njolla lihet për shumë kohë ose pastrohet në mënyrën e gabuar, ajo mund të ngulitet dhe të bëhet shumë më e vështirë për t’u hequr
Fatmirësisht, pastruesit amatorë në rrjetet sociale kanë ndarë një zgjidhje “gjeniale” që mund t’i rikthejë rrobat tuaja në gjendje të shkëlqyer – dhe e gjitha që ju nevojitet është… qumështi!
Në një grup në Facebook i dedikuar fansave të ekspertës së pastrimit Mrs. Hinch, një grua kërkoi ndihmë për të hequr një njollë boje blu nga pantallonat e burrit të saj. Ajo kishte provuar alkool dhe uthull të bardhë, por pa sukses.
Komenti më i përsëritur? Lyejeni njollën në qumësht!
Një përdoruese tha:
“Qumësht. Provo ta lyesh njollën me qumësht të freskët dhe lëre të qëndrojë për një orë. Si infermiere, më ndodhte shpesh që stilolapsi më shpërthente mbi uniformë – qumështi gjithmonë e pastronte njollën”.
Ndërkohë që disa të tjerë sugjeruan përdorimin e llakut për flokët apo shkumësrrojësit për rruajtje, metoda me qumësht doli të ishte më efektive.
Pse funksionon qumështi?
Qumështi është një lloj emulsioni – përzierje që ka aftësinë të thithë si yndyrën ashtu edhe ujin. Duke qenë se shumë lloje bojërash janë të tretshme në ujë ose yndyrë, qumështi mund t’i shpërbëjë dhe t’i largojë më lehtë nga pëlhura.
Ky truk mund të funksionojë jo vetëm për bojën, por edhe për njollat e gjakut – veçanërisht në çarçafë apo rroba intime, duke e bërë një zgjidhje ideale për incidente gjatë ciklit menstrual.
Si ta përdorni qumështin për pastrim?
Hidhni qumësht në një enë të thellë;
Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në qumësht;
Lëreni të qëndrojë për disa orë, ose gjatë gjithë natës për njollat më kokëforta;
Më pas, fërkojeni lehtë njollën, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe lajeni si zakonisht;
Ky është një truk i thjeshtë, por efektiv – dhe më e mira, është ekonomik dhe mund ta provoni menjëherë me atë që keni në shtëpi!