Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLewandowski merr Këpucën e Artë 

Lewandowski merr Këpucën e Artë 

Pas një sezoni madhështor, Robert Lewandowski mori në duar Këpucën e Artë. Trofeu iu dorëzua polakut në Barcelonë, si vlerësim për arritjen e titullit të golashënuesi më të mirë të sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Barcelonës la pas në këtë renditje specifike francezin e PSG Kylian Mbappé. Në podium edhe italiani Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios parapriu Karim Benzema të Real Madrid. Lewandowski e fiton trofeun prestigjioz për herë të dytë radhazi. “Më pëlqen të shënoj gola dhe do të përpiqem të fitoj Këpucën e Artë. Por më të rëndësishëm janë titujt kolektivë”, tha sulmuesi polak.

Në fund, Lewa nuk ngurroi të lëshojë edhe sfidën për Erling Haaland. Norvegjezi e ka nisur në mënyrë të frikshme sezonin me Manchester City, por Lewandowski nuk tërhiqet: “Unë jam te Barça dhe dua të fitoj tituj këtu”. Dy sulmuesit në fakt i lidh një rivalitet në distancë, që në kohët e Bundesligës. Bayern Mynih u përfol se donin të zëvendësonin Lewandowski me Haaland, në atë kohë te Dortmund. E ndoshta thyerja me bavarezët nisi pikërisht aty. Të dy lojtarët tani, janë favoritët kryesorë për Këpucën e Artë 2023.

FOTOT E EVENTIT

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME