Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKatari më i fortë se “yjet” e Superiores

Katari më i fortë se “yjet” e Superiores

Pas barazimit me Arabinë Saudite, vjen edhe humbja në miqësoren e dytë në errësirë mediatike. Kuqezinjtë e Edoardo Rejas me 10 lojtarë Superiore dhe vetëm Abazaj nga jashtë, u dorëzuan ndaj një penalltie. Katari, organizator i Botërorit, e zgjidhi ndeshjen falë transformimit të ftohtë të Almoez Ali.

Në Marbella, në miqësoren e dytë me një pjesëmarrëse në Botëror, Kombëtarja shqiptare është dorëzuar në minutën e 37 të takimit. Tekniku Edoardo Reja i dha debutimin Dajsinanit, Ujkës dhe Carës, ndërsa lëvizi formacionin me zgjedhje surprizë. Lënia e Skukës në pankinë, kur ishte qendërsulmuesi i vetëm, por edhe e Xhixhës, për ti bërë hapësirë Carës mund të krijojnë diskutime.

BRENDA APO JASHTË!

Impakti më i mirë me ndeshjen ishte i kuqezinjve me dy raste në 3 minutat e para. Janku me kokë detyroi portierin e Katarit të grushtojë në këndore. Nga ajo goditje këndi Rrapaj tentoi nga jashtë zonës, duke e përplasur topin te mbrojtja. Katari me kundërsulm mund të dënonte kuqezinjtë, por Abdelkarim Hassan i vetëm me Dajsinanin nuk gjeti kuadratin. Episodi vendimtar ishte ai i minutës së 36, kur Rrapaj shkaktoi penallti. Protestat e kuqezinjve që pretenduan se ndërhyrja ishte jashtë zonës nuk ndaloi Almoez Ali Abdulla të shënonte për avantazhin e Katarit.

REJA NERVOZ, NDËSHKOHET ME TË VERDHË

Me rifillimin e lojës trajneri Reja bëri tre zëvendësime duke hedhur në fushë Sherri, Bitrin dhe Herald Marku në vend të Dajsinanit, Jankut dhe Kallakut. Shqipëria me kalimin e minutave mori gradualisht kontrollin e lojës. Në minutën e 52 Hadroj u pengua në zonë pas një depërtimi nga e djathta, por për gjyqtarin nuk ishte 11-metërsh. Protestuan sërish kuqezinjtë e këtë herë gjyqtari ndëshkoi Rejan me karton të verdhë. Turkaj me kokë në minutën e 58 dhe Herald Marku me goditje dënimi frikësuan portierin katariot. Reja hodhi në fushë Skukën dhe Ismajlgecin për Carën dhe Hakajn, por asgjë nuk ndryshoi më.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME