LIFE STYLE

Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik.

Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një dyqan luksoz të modës në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Cristiano, i magjepsur nga thjeshtësia dhe bukuria e saj, nisi një romancë që shumë shpejt u bë publike.

Që prej atëherë, Georgina ka qenë një pjesë e pandashme e jetës së Ronaldos. Prej vitesh, fansat e çiftit kanë spekuluar për një fejesë, por asnjëherë nuk kishte pasur konfirmim zyrtar. Këtë herë, fotoja dhe mesazhi i Georginës janë prova më e qartë se martesa është në horizont. Propozimi duket se ka ndodhur në Riad, Arabinë Saudite, ku Ronaldo aktualisht luan për klubin Al Nassr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button