Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORELubonja: Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë

Lubonja: Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në Himarë. Ai theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat.

Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar. Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, – deklaroi Lubonja në emisionin “Open” në News 24. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME