Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORELumi i lundrueshëm gjatë Mesjetës, Vjosa nxjerr në pah një varkë të...

Lumi i lundrueshëm gjatë Mesjetës, Vjosa nxjerr në pah një varkë të vjetër nga rënia e nivelit

Thatësira e këtij dimri dhe rënia e nivelit të lumit Vjosë ka nxjerrë në sipërfaqe ditët e fundit, skeletin e një varke të vjetër pranë fshatit Kashisht të Bashkisë Fier.

Mbetjet e varkës janë pikasur nga barinjtë e zonës, ndërsa me sy të lirë duken qarte konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtrese bitumi për hidroizolim.

Sipas studiuesit dhe historianit Ilirjan Gjika, ky mjet lundrues duhet t’i nënshtrohet më parë studimit nga specialistet e fushës, pasi Vjosa njihet për historinë e saj të vjetër në lundrimin e brendshëm.

Po sipas historianit Gjika, hipotezat për vjetërsinë e saj mund të jenë të shumta pasi dihet tradita shekullore e lundrimit në këtë lumë në antikitet dhe mesjetë dhe këtë e faktojnë një sere dëshmish historike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME