AKTUALITET

Macja “fik” Levanin! 30 minuta pa drita, ekipet në terren zbulojnë shkakun

Levan – Një ndërprerje e energjisë elektrike ka lënë pa drita banorët e zonës së Levanit për më shumë se 30 minuta, ndërsa ekipet e ndërhyrjes kanë vijuar kontrollet në terren për të gjetur shkakun e defektit.

Situata fillimisht dukej si një defekt teknik i zakonshëm, por pas kontrolleve të vazhdueshme, ekipet kanë zbuluar një shkak krejt të pazakontë.

Përgjegjësja për ndërprerjen e energjisë rezultoi të ishte… një mace.

Sipas konstatimeve në terren, macja kishte ngecur në kabinën elektrike, duke shkaktuar defektin dhe ndërprerjen e furnizimit me energji për banorët e zonës.

Ekipet kanë vijuar ndërhyrjen dhe kontrollet pa ndërprerje deri në identifikimin e problemit dhe riparimin e defektit, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.

Një situatë që për banorët e Levanit zgjati më shumë se gjysmë ore, ndërsa për ekipet e terrenit u kthye në një “hetim teknik” me një protagoniste të pazakontë.

Këtë herë, duket se macja nuk kishte në plan të luante vetëm me topin… por edhe me energjinë elektrike të gjithë zonës.

Ngjarja është shoqëruar edhe me pamje nga terreni, ku është dokumentuar situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button