Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMAFIA e qumështit, pse po falimenton blegtori shqiptar

MAFIA e qumështit, pse po falimenton blegtori shqiptar

Një skandal i madh pritet të zbulohet sonte,
në ” Piranjat Show” në Syri Tv, saktësisht në orën 21:00.

Pas një investigimi gjashtëmujor, është zbuluar se
si fabrikat kryesore në vend, denigrojnë çdo gjë nga blegtoret deri te konsumatori, duke vënë në rrezik shëndetin e çdo qytetari që konsumon qumësht.

Më tronditëse është fakti se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucioni kryesor që supozohet të na mbrojë shëndetin, dështon të kryejë edhe analizat më elementare, të cilat mund të realizohen pa asnjë kosto.

Shëndeti i popullsisë dhe rritja e fëmijëve tanë,
janë lënë në duart e një tregu të kontrolluar nga mafia e qumështit.
Sonte do të zbulohet edhe pse blegtoria në Shqipëri është duke falimentuar.
Është e dhimbshme të dëgjosh se çfarë po ndodh në vendin tonë.

Si specialist në fushën dhe një qytetar i prekur nga kjo çështje, ndjej përgjegjësinë të ndaj këtë informacion, në shpresën për një ndryshim të domosdoshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME