Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMiqësorja/ Kili vulos Shqipërinë 3 me 0

Miqësorja/ Kili vulos Shqipërinë 3 me 0

Shqipëria nuk e nis aspak mirë miqësoren ndaj Kilit. Në minutën e 19-të, kilianët do të kalonin në avantazh me një gol të shënuar nga Eduardo Vargas, pasi në fakt mori një pasim me dorë nga shoku i tij në hyrje të zonës.

Shqipëria zhgënjen në testin e parë miqësor në përgatitjet për pjesëmarrjen në Euro 2024. Kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë 0-3 në stadiumin e Parmës ndaj Kilit, në një ndeshje jo shumë pozitive për ne.

Kilianët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Edouardo Vargas, i cili shënoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Kombëtarja jonë pretendoi për një prekje të topit me dorë në momentin e pasimit. Asgjë nuk do të ndryshonte në 45 minutat e para, teksa kuqezinjtë vuajnë presionin e miqve.

Në pjesën e dytë, Sylvinho rezervon minuta dhe për Brojën, Mucollin dhe Hoxhën. Pikërisht Broja do të krijonte një shans të artë në minutën e 72-të, por goditja ndalet nga Isla. Në minutën e 83-të, Marco Bolados shënon golin e dytë për Kilin, vetëm pak sekonda pasi zbriti në fushë.

Në kohën shtesë, Kili shënoi dhe golin e tretë me Davilan. Shqipëria do të luajë të hënën testin e radhës miqësor ndaj Suedisë në Stokholm. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME