Makina del nga rruga në Strum, dy shtetas të huaj të plagosur

Makina del nga rruga në aksin rrugor Rroskovec – Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Strum.
Një automjet është marr me qera nga disa shtetas të huaj. Mos njohja e rrugës si dhe lagështira në rrugë ka bërë që makina të dali nga rruga. Mësohet se dy persona kanë qënë në makinë por dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë.
Nuk ka njoftim se mundë të ketë të viktima apo të plagosur rëndë.
Ata po dërgohen për kontrolle mjekësore në spitalin rajonal Fier ndërkohë që në vëndngjarje po shkojnë shërbinet policore për të sqaruar rethanat e ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.