Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIManastirliu: Nga 1 tetori, do dyfishohet ndihma ekonomike

Manastirliu: Nga 1 tetori, do dyfishohet ndihma ekonomike

Këtë të enjte qeveria ka miratuar paketën e mbështetjes për të përballuar krizën ekonomike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë. Përpara medieve, Manastirliu dha detaje për vendimet që u morën. Ministrja ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

Ndryshojmë ndihëm e pagesës për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishaur pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç. Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Pas indeksimit me 7.5% për programin e pagesave të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Janë 90 mijë që u është indeksuar masa e mbështetjes. Një tjetër vendim sot është marrë në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona”, tha Manastirliu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME