AKTUALITET

Mbrëmë kërkohej nga familja e policia. Në mëngjes kthehet në banesë

Është kthyer shëndoshë e.mirë në banesë mëngjesin e sotëm 85 vjeçari Dhimitër Ciko.

Ai nuk kishte shkuar në banesë ditën e djeshme pasi kishte marrë pensionin në Krutje.

Pasi kanë kërkuar mbrëmjen e djeshme Dhimitri është shfaqur i qetë mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në banesë.

Kontaktuam me djalin e tij, Ermalin dhe na konfirmoi që babai i tij është kthyer në banesë dhe është shëndoshë e mirë.

Nuk ka pranuar të japi hollësi se ku ka qenë i Ati, djali i tij Erjoni është mjaftuar duke na pohuar vetëm që është në banesë babai i tij.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kërkimet kanë qenë intensive si nga familjarët dhe nga autoritetet duke kërkuar 85 vjeçarin që mungonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button