EKONOMIKRYESORE

“Më shtrenjtë se në Bolonjë”: Turistët të zhgënjyer nga çmimet në supermarketet shqiptare

Turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë po përballen me një realitet të papritur ekonomik. Alesandro, një pushues nga Italia, i sapodalë nga një supermarket në Tiranë, shpreh habinë dhe zhgënjimin e tij për çmimet e larta: “Imagjinoja Shqipërinë si një vend më të lirë, jo kaq të shtrenjtë,” thotë ai. Sipas tij, për disa produkte të thjeshta si verë, mish, djathë dhe perime, pagoi 35 euro – më shumë se sa do të kishte kushtuar në qytetin e tij, Bolonja.

Ndërkohë, Elmor nga Britania shkruan në platformën Visit Albania për një përvojë të ngjashme në Golem: “Për 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë dhe pak patate, pagova 15 euro. U habita, pyeta sërish shitësen, por çmimi rezultoi i saktë.” Ai shton se edhe në një supermarket tjetër, për disa artikuj bazikë, pagoi mbi 14 paund, dhe se vendasit u kanë sugjeruar të hanë në restorante, pasi shpesh është më lirë se të gatuash vetë në apartamente me vetëshërbim.

Këto dëshmi shtojnë shqetësimin për rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri, veçanërisht në zonat turistike, ku përfitimi nga sezoni po reflektohet në çmime që i afrohen apo tejkalojnë ato të vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button