Merr makinën pa lejen e babait, plagosen tre të mitur

Fier – Një fëmijë 15 vjeçar teksa ka marr pa leje makinën e të atit, e ka lëvizur duke dal në rrugën dytësore Fier – Ballsh në afërsi të fshatit Plyk, por ka dal nga rruga. Si pasojë ai është plagosur por të plagosur kanë mbetur dhe dy shokët e tij të mitur 13 dhe 14 vjeçar.
Pasi është marr vesh lajmi, policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes, ndërkohë që tre të miturit janë dërguar në urgjencën e spitalit Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Janë jashtë rrezikut për jetën, pohuan bluzat e bardha të spitalit Fier.
Policia
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.