Brooklyn Beckham dhe Cara Delevingne ishin në mesin e një sërë figurash të famshme që mbërritën në qytetin e New York-ut përpara mbrëmjes së Met Gala-së.
Beckham u shfaq sportiv me një veshje të zezë, ndërsa po dilte nga hoteli ‘The Mark’.
Ndërkohë, modelja Cara, 30 vjeçe, shfaqi belin e tonifikuar teksa nxitoi në të njëjtin hotel ndërsa mbante në krahë qenin e saj.
Më herët gjatë ditës, Gal Gadot, 37 vjeçe, dukej mahnitëse teksa kalonte nëpër rrugët e SoHo.
Ylli i “Wonder Woman” mbante veshur një bluzë bezhë me vija nën një këmishë jeshile dhe një xhaketë xhins. Bella Thorne gjithashtu mori vëmendje teksa doli në New York.
Met Gala 2023 do të kthehet në Muzeun Metropolitan të Artit në Neë York të hënën (1 maj)në mbrëmje, me të gjithë nga Kim Kardashian deri te Paris Hilton të vendosur për të marrë pjesë në ngjarjen vjetore të mbledhjes së fondeve.