Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta: Kryemadhi nuk po paguan kostot e mia, por të Lul Bashës

Meta: Kryemadhi nuk po paguan kostot e mia, por të Lul Bashës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për situatën në forcën që ai drejton. I pyetur në studion e emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv, për marrëdhëniet me Monika Kryemadhin ai tha se ajo duhet të bëjë më shumë për Fierin, qarkun që e ka zgjedhur deputete.

“Kam shumë respekt për zonjën Kryemadhi, por i pari ka folur për inceneratorët ka qenë Ilir Meta. Edhe kur isha President unë e kam ngritur këtë çështje. I kam bërë thirrje që të flasë më shumë për Fierin meqë është edhe deputete e këtij qarku se aty ka shumë probleme. Bëra një takim në Fier, por nuk erdhi sepse kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratën e Kryemadhit në Parlament kur i tha Olta Xhaçkës se atë dyja po paguanin haraçete buirrave të tyre.

“I tha Xhaçkës se po paguan koston e burrit? Në fakt Monika po paguan kostot e Lulit që i fali mandatet e deputetëve. I thashë që të mos e bënte dhe nuk më dëgjoi. Monika po paguan kostot nga Lul Basha edhe pse atë nuk mund ta quash burrë” – tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME