Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIlir Meta: Edi Rama është bërë palë me disa banda, kundër disa...

Ilir Meta: Edi Rama është bërë palë me disa banda, kundër disa të tjerave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës.

Meta tha se, Edi Rama është bërë palë me disa banda, kundër disa të tjerave. Sipas tij, Rama është edhe peng i bandave ndërkombëtare.

‘Edi Rama është një frikacak i jashtëzakonshëm se po të ishte trim nuk i bën gjithë këto marrëzira.

Është peng i grupeve kriminale në vend, sepse Edi Rama ndryshe nga çdo kryeministër tjetër, është bërë palë me disa banda, kundër disa bandave të tjera.

Edi Rama është peng i organizatave kriminale ndërkombëtare dhe kjo është një gjë e ditur botërisht.

Dhe Edi Rama e dinte shumë mirë, se ajo deklarata që bëri Ilir Meta në Pogradec që përmendi Alenden, Edi Rama e dinte shumë mirë dhe mesazhin e Ilir Metës, që Ilir Meta nuk është aq intelektual sa Alende sepse ai nuk ishte nga Skrapari.

A i kishte mbi 100 deputetë, përveç Lefter Maliqit të gjithë i kishte.

A duhen 94 vota për të shkarkuar presidentin, a më kishte 2 vite e gjysëm nën hetim.

A i kishte ambasadat me vete.

Pse nuk e shkarkoi Ilir Metën ky?

Zoti i jashtëzakoshëm Sali Berisha, më ka thirrur në Janar pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe kisha vajtur në prokurori për të hetuar video që ishte bërë për të krijuar, ato probleme e këto ngjarje.

Më ka thënë ku je, i them në Durrës. A ka mundësi të vish pak, unë këtu jam deri në darkë vonë. Unë e kuptova që kishte një problem. Më thotë, shiko se ajo shoqja që nuk po i përmend emrin, ka marrë urdhër të të fusë në burg ty, e situata është kështu.

Doktor i thashë, qetësohu se ata duan të të nervozojnë ty. Edi Rama do të ikë nga bashkia e Tiranës, ka mbaruar kjo punë. Unë ty të bëj më shumë vota nga burgu se këtu’, tha kryetari i PL-së Ilir Meta në SYRI TV.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME