Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPërplasja në “Partinë e Lirisë/ Meta: Kryemadhi ka vetëm justifikime

Përplasja në “Partinë e Lirisë/ Meta: Kryemadhi ka vetëm justifikime

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u është përgjigjur kritikave të Monika Kryemadhit. Duke u përpjekur të ruajë tonet me bashkëshorten e tij, Meta tha në emisionin e gazetarit Çim Peka se ajo është nën ndikimin e disa kolegëve të saj në parti.

“Ka një cikë probleme të kthjelltësisë dhe intonacionin, por mesa duket Monika është nën ndikimin e disa kolegeve. Kam një pyetje për Elonën (Guri) tonë të dashur, kam një pyetje për Endritin (Brahimllari) që e kishim lënë me organizimin e partisë. Si ka mundësi që Partia e Lirisë është target e krimit të organizuar dhe është lënë pa roje nate. Lëri mo ato justifikimet e Monës. Duke ndenjur me Lulin ajo ka shtuar justifikimet. Monën e kemi xhan, por më shumë duam nënë Selvinë.

Nuk e doni ju Monikën më shumë se unë. Problemet tona kanë lindur që kur janë djegur mandatet. Për këtë çështje unë kam pasur probleme me të gjithë. Mirë këtyre ua futi Luli, por si nuk më çuan një SMS. Ata më thanë se ne ishim burrë e grua. Ja pra nepotizmi që na ka sjellë probleme. Ne do të ndahemi nga nepotizmi” – tha Meta.

Më herët Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se marrëdhëniet e saj me bashkëshortin, Ilir Meta janë të ngrira për shkak të përplasjeve politike. Ajo tha se konfliktet politike me kryetarin e PL, kanë ndikuar dhe në jetën familjare. Po ashtu, ajo nuk i ka kursyer edhe mesazhet për personat që sipas saj, prishin lumturinë e një familje për të ndërtuar pushtetin e tyre.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri – tjetrit, janë konflikte politike” – tha Kryemadhi.

Ajo e konsideroi artificial problemin që ka shfaqur Meta ditët e fundit, kur flet për tradhtarë dhe çimkaxhinj brenda Partisë së Lirisë.

“Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar.

Serverat e godinës së Partisë së Lirisë janë servera që çdo 1 javë fshihen dhe riformatohen. E dyta, ka luhatje tensioni. Në luhatjet e tensionit mund të ketë një moment kontakti 1 sekondë i cili është fikur dhe është ndezur përsëri. Ky është me thënë të drejtën problem njohurish. Kjo zgjidhet me IT.

Çfarë e ka gjetur Metën? Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë. I kanë thënë që jemi përgjuar. Nuk i kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës që jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerrë si budallenj ata që i kanë bërë” – tha Kryemadhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME