Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta me Kryesinë e PL-së: Miliona euro të pista u përdorën për...

Meta me Kryesinë e PL-së: Miliona euro të pista u përdorën për të blerë zgjedhjet

Pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Ilir Meta ka mbledhur këtë pasdite Kryesinë e Partisë së Lirisë. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë Rama për blerjen e votave, duke thënë se qindra milionë euro janë përdorur për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve të vendit, ndaj të cilëve sipas tij është bërë presion i vazhdueshëm nga bandat.

”Dhjetëra miliona euro u ndanë si bonuse. Kutia e fundit e Rrogozhinës bëri të përmbysej vullneti i qytetarëve, nga ata të cilët ishin të marrë peng në burgje. Është detyra jonë të vazhdojmë kontestimin ligjor të cdo rezultati që ka shkelje. Do përgatitemi të rikthejmë zërin e opozitës në pushtetin vendor, një zë që nuk ekzistonte për 4 vite. Përfaëqësues të opozitës dhe të PL-së tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, të përgatitemi që llogaridhënia dhe transparenca të nisë që në ditën e parë. Të nisë transparenca në lidhje me buxhetin e shkuar të bashkive”,-tha Meta.

Sipas tij, humbja e thellë e 14 majit, ka qenë një proces i mirëokestruar që ka nisur që nga djegia e mandateve të opozitës në 2019-ën dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore në të njëjtin vit.

“Ka qenë një proces i mirëorkestruar që nga djegia e mandateve dhe dhënia e parlamentit për 2 vite me radhë në dispozicion të rilindjes për të qepur një 14 maj. Falë pushtetit vendor në 4 vite, bojkoti i reformës në drejtësi që nuk funksionin ndaj Rilindjes që shkel ligjin. Vepron edhe atëherë kur duket si e paanshme me telekomandë të rilindjes për larje hesapesh brenda tyre”- u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME