Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se tashmë ai ka dalë në sheshin e betejës dhe rruga është pa kthim. I pyetur për zgjedhjet lokale tha se do të ketë një pranverë më të hershme se ajo që pritet.
Teksa dha një mesazh për kryeministrin Edi Rama, Meta tha se sistemi i llogaridhënies do të vendoset, ata që kanë abuzuar do të bëhen shembuj.
“Opozitës i ka ngelur vetëm populli, kjo çështje do të zgjidhet me popullin e lirisë. Një lëvizje e fortë tektonike ka nisur dhe nuk do të ndalet më. Sistemi i llogaridhënies do të vendoset, ata që kanë abuzuar do të bëhen shembuj.
Do të ketë një ‘pranverë’ shumë më të hershme se prisni ju, edhe dhjetori është larg do të ketë zhvillime. Ramovici ‘The final countdown’, me dil përballë vetë, unë e kap demin prej brirësh. Jam specializuar me këto historitë me prokurorira me hetime, jam student i dhjetorit, sot kam kalamajtë sa isha atëherë.”, u shpreh Meta.