POLITIKË
Meta lëshon një tjetër audio-mesazh nga qelia

Në një mesazh audio nga burgu, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku ka renditur një sërë arsyesh përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës sipas tij.
Meta ka denoncuar situatën aktuale të vendit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion të organizuar dhe lidhje nepotike, që sipas tij, kanë sjellë një grumbullim të taksave të larta dhe të ardhurave të ulëta për shqiptarët.
“Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot”, u shpreh ai.