“Peleshi dhe cirku politik në Pogradec!”

Kur një pushtetar bie në panik, kapet pas çdo mjeti për të mbuluar dështimet e veta.
Këtë po bën sot Niko Peleshi, i cili në vend që të reflektojë për akuzat e rënda që ngre gazetari i guximshëm Armand Braho, zgjedh të “zhdëpë” në fyerje dhe intimidim drejtuesit lokalë të PS në Pogradec dhe të nisë një fushatë të ulët kundër çdo zëri kritik.
Braho nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar një akt të turpshëm: përdorimin e fëmijëve të mitur në propagandën e tij elektorale, ku në çdo shoqëri normale kjo do të ishte skandal i madh, do të kishim dorëheqje dhe hetim penal….poooor në Shqipërinë e kapur nga bandat politike, i sulmojnë denoncuesit dhe heshtin për krimin.
Është qesharake të shohësh sesi drejtuesit e PS-së në Pogradec, pasi u “trodhën” në publik nga Peleshi, tani shërbejnë si megafonë të neveritshëm të tij, në vend që të mbronin integritetin e komunitetit që vetë ata përfaqësojnë, rreshtohen si ushtarë të turpit, duke harruar dinjitetin personal.
Nuk është Armand Braho problemi, problemi është Peleshi dhe modeli që përfaqëson: arrogancën, korrupsionin, krimin elektoral dhe shkatërrimin moral të çdo institucioni.
Peleshi është një shembull i pastër i shndërrimit të pushtetit në një mjet dhune dhe përvetësimi.
Armand Braho ka të drejtë të flasë, të denoncojë dhe të kërkojë drejtësi dhe nuk është vetëm.
Çdo qytetar që nuk e pranon turpin si normë duhet ta mbështesë.
Ne nuk do të heshtim, nuk do të trembemi nga kërcënimet, presionet apo shantazhet e atyre që i kanë ditët e pushtetit të numëruara.
Në 11 maj, në KQZ dhe në SPAK do të shikojnë fakte dhe bashkë me faktet edhe gjithë neverinë që një pjesë e politikës shqiptare po përpiqet të mbulojë.
Ne jemi më shumë se sa ata. Ne jemi qytetarët, ata janë thjesht udhëtarë të përkohshëm në karrierën e tyre të turpit.