Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMinistri Balla tha si nëpër dhëmbë se Ervis Martinaj është ekzekutuar

Ministri Balla tha si nëpër dhëmbë se Ervis Martinaj është ekzekutuar

Më në fund dikush po flet për fatin e Ervis Martinajt.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur në emisionin “Opinion” për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i cili u shpall i zhdukur nga familja më shumë se një vit më parë. Balla tha se së fundmi policia ka gjetur prova të reja dhe se ka tashmë një pistë për fatin e “bosit të lojërave të fatit”. Balla tha se nuk mund të japë më shumë detaje për ngjarjen dhe vendin ku sipas tij mund të jetë kryer një vepër penale duke lënë të kuptohet për vrasje.

“Policia e shtetit e ka këtë një detyrë prioritare këtë çështje dhe mund t’ju them se ka shumë informacion të ri, por do t’ju kërkoja që deri në konkludimin, qoftë për vendin ku është kryer… nëse është kryer një vepër penale, unë të mos jap detaje. Policia ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, por unë e kam të pamundur t’ju jap më shumë. Mendoj se policia është në rrugën e duhur për të zbardhur këtë ngjarje” – tha Balla.

Pra nëse e lexon mes rrjeshtave ministrin kuptohet se Ervis Martinaj është ekzekutuar.

Por do t’ju kërkoja që deri në konkludimin, qoftë për vendin ku është kryer… nëse është kryer një vepër penale, unë të mos jap detaje”- e thënë nga ministri i brendshëm tregon se do të ketë njoftim nga policia se ai është vrarë.

Por se kush dhe ku ka ndodhur vrasja akoma mbahet sekret.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME