Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMinistri i Brendshëm grek - Çuçit: Kapni përdhunuesin shqiptar që fshihet në...

Ministri i Brendshëm grek – Çuçit: Kapni përdhunuesin shqiptar që fshihet në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ku i ka kërkuar mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit shqiptar, i cili është arratisur në atdhe, raportojnë mediat helene.

45-vjeçari është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 tetor. Që prej asaj dite shqiptari është në kërkim nga policia greke, për akuzën e përdhunimit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro sëbashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur.

Madje në shumë raste ai ka ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij. 45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME