Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT18 vjeçari Volpato përmbys Veronën: Mourinho i katërti in-extremis (vidio)

18 vjeçari Volpato përmbys Veronën: Mourinho i katërti in-extremis (vidio)

Vuajti por fitoi Roma e José Mourinho, duke mposhtur një Hellas Verona kurajoze 3-1 në Bentegodi. Verdhekuqtë kalojnë kështu Lazio, në prag të derbit të kryeqytetit në Serie A. Dawidowicz është protagonisti në të mirë e të keqe për verdheblutë, me golin e avantazhit dhe kartonin e kuq që rihapi sfidën. Roma barazoi me Zaniolo, që doli jashtë për shkak të dëmtimit në pjesën e dytë. Pastaj përmbysi gjithcka me adoleshentin Cristian Volpato. 18 vjecari shënoi golin e parakalimit dhe asistin për trisin e El Shaarawy.

Verona është në destin. Në atë të Cristian Volpato, i cili kur Roma dukej në prag të barazimit shënoi golin e 2-1. E pastaj shërbeu asistin për 3-1 përfundimtar të El Shaarawy. Ndoshta një koincidencë domethënëse, duke qenë se xhevahiri verdhekuq kishte shënuar golin e tij të vetëm në Serie A në Verona vitin e kaluar. Fitore e rëndë për Mourinho, i cili rikthehet i vetëm në zonën Champions League dhe parakalon Lazio. Verona u mbajt mirë për sa kohë që ishin njëmbëdhjetë prej tyre në fushë. Pastaj naiviteti i Dawidowicz shkatërroi gjithçka.

Roma ka fituar katër transferta radhazi në Serie A për herë të parë që nga korriku-gusht 2020. Cristian Volpato ka bërë katër paraqitje në Serie A, duke shënuar dy gola, të dy kundër Veronës. I pari daton më 19 shkurt, në ‘Olimpico’. 18 vjeç e 350 ditë, Volpato bëhet lojtari më i ri i Romës që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të Serie A që nga viti 2004/05.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME