Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMira Murati dhe Lea Ypi anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave...

Mira Murati dhe Lea Ypi anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave në Shqipëri

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emër i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.

Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.

Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.

Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME