Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMiratohet mes debatesh ndërtimi i TEC-it në Roskovec, fermerët protestë jashtë Bashkisë

Miratohet mes debatesh ndërtimi i TEC-it në Roskovec, fermerët protestë jashtë Bashkisë

Rroskovec – Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë e të djathtë, bashkia Roskovec duket e vendosur për t’i thënë “po” ndërtimit të Tërmocentralit në zonën bujqësore të Suk 1. Në mbledhjen e sotme jashtë radhe të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i kundërshtuar fuqishëm nga fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit të cilët u ngritën në një protestë ditën e diel.

Ata e kanë cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 hektarë me serra.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike. Le të ndërtohet në Greqi, atje ku është edhe përfitimi pasi 90% e energjisë do të shkojë atje kanë thënë para banorëve ambientalisti Sazan Guri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME