Uncategorized

Aksidenti/ Polici me motor përplas këmbësoren. I plagosur edhe një efektiv tjetër.

Vlorë – Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku të plagosur kanë mbetur një këmbësore dhe një efektiv policie. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, ku një punonjës policie teksa po patrullonte me motor bashkë me kolegun e tij ka përplasur një 38-vjeçare.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur këmbësorja dhe polici tjetër, i cili ishte pasagjer në motor.

Policia

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button