Uncategorized

Mundësi shqiptar arrin në finalen e Botërorit në Beograd

Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit.

Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç, pretendentin vendas që është edhe medalist Olimpik.

Abakarov arriti finalen pasi e dominoi ndeshjen, duke garantuar në këtë mënyrë edhe medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë.

Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet këtë të diel në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button