Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Mungesë e theksuar transparence me rindërtimin”/ Kina: Rreth 75% e premtimeve nuk...

“Mungesë e theksuar transparence me rindërtimin”/ Kina: Rreth 75% e premtimeve nuk janë realizuar

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Kristian Kina me anë të një deklarate për mediat ka deklaruar se ekziston një mungesë e theksuar transparence në lidhje me Procesin e rindërtimit në shumë bashki të vendit sipas raportimit të ” Zërit të Amerikës” dhe një studimi të Qendrës ” Faktoje”.

Sipas tijsStudimi që kishte për bazë, bashkitë Durrës, Vorë, Lezhë, Dibër, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin përgjatë vitit 2022, nxori ne pah që 75% e premtimeve të dhëna nuk janë realizuar.

Deklarata e plotë:

Pershëndetje!

Te nderuar qytetare !

Me ane te kesaj konference per shtyp, na lejoni tju sjellim ne vemendje nje tjeter shqetesim te madh, qe prek jeten e perditshme te mijera banoreve.

Sipas raportimit te ” Zerit te Amerikes”, nepermjet nje studimi te Qendres ” Faktoje”, ekziston nje mungese e theksuar transparence ne lidhje me Procesin e rindertimit dhe jo vetem , ne shume bashki te vendit.

Studimi qe kishte per baze, bashkite Durres, Vore, Lezhë, Diber, Shkoder, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin pergjate vitit 2022, nxorri ne pah qe 75% e premtimeve te dhena nuk jane realizuar.

75 % !

Pra, ne 4 premtime 3 nuk mbahen!
Ne 40 premtime, 30 nuk mbahen !

Ky eshte standardi qe Rilindja ka vendosur ne raport me qytetaret e ketij vendi !

Po mos valle kane qene te veshtira dhe komplekse keto premtime, dhe kerkonin shume kohe ,shume angazhim dhe po u biem ne qafe neo-rilindasve te vetshpallur ?

Absolutisht, jo! Sipas “Zerit te Amerikes” ,keto kane qene premtime bazike, qe lidheshin me hallet kryesore te qytetareve, sic jane: Rindërtimi i shtëpive te prekura nga termeti, Disbursimi bonuseve të rindërtimit, Investimet publike në rrugë, Ujësjellësa, Permiresime ne infrastrukturë  etj

Por, fatkeqesisht edhe njehere sipas ketij studimi u faktua 75% e tyre ishin thjesht fjale te bukura, dhe jo premtime te mbajtura !

Sipas ketij studimi, mungonin elementet thelbesore te Transparences sic jane pershembull: Publikimi i vendimeve nga Kryetaret e Bashkive, mungesa e konsultimit publik me qytetaret e deri tek, akti me monstruoz antikushtetues sic eshte: Tjetersimi i pronave.

Te nderuar qytetare !

Cdo dite e me shume, faktet, dhe jo akuzat boshe, tregojne ashiqare qe ka abuzime te renda me pushtetin kudo, qe kjo qeveri dhe keto perfaqesues bashkiak nuk i perdorin karriget e tyre duke pasur ne fokus qytetarin e thjeshte, por vetem interesat e tyre personale dhe partiake !

Dita- dites, shqiptaret po binden qe kesaj menyre qeverisjeje i ka ardhur fundi, propagandes qeveritare i ka dale boja dhe koha më nuk pret per vazhdimin e ketyre padrejtesive ne kurriz te qytetareve!

14 Maji eshte dita e clirimit, eshte si nje countdown qe do te riktheje me ne fund demokracine, llogaridhenien dhe transparencen !

Ne 14 Maj, bashkite dalin nga ky terr informacioni, keshillat bashkiake do te kthehen ne tribuna te se vertetes dhe pushteti iu kthehet me ne fund qytetareve te lire !

Ndryshim me cdo cmim !

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME