Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Babunjë, pasi dje, në fshatin Mërtish, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Ll. A., 21 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-A. L., 40 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dje, në Divjakë, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi N. Gj., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, S. S., 34 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. Gj., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka prishur murin rrethues të banesës së shtetasit Ç. Ç;
-F. K., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e vëllait të tij që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-E. P., 39 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur;
-A. Gj., 28 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
-R. L., 63 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, përdor një sipërfaqe toke që është në administrim të një shkolle;
-N. Ç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 55 vjeç;
-T. N., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.









