Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLENga mjelëse në stjuardesë, kush është vajza që i dha trofeun Leo...

Nga mjelëse në stjuardesë, kush është vajza që i dha trofeun Leo Messit

Edhe Rumania pati përfaqësuesen e saj në finalen e madhe të Kupës së Botës në Katar 2023, ku Lionel Messi dhe Argjentina triumfuan ndaj Francës pas goditjes së penalltive.

Ajo është bukuroshja Adriana Paul, e cila rrëmbeu vëmendjen në një moment historik të Lionel Messi-t, teksa i dha atij trofeun e futbollistit më të mirë të Kampionatit Botëror.

Por kush është Adriana? Ajo ka lindur në Rumani dhe punon prej vitesh si stjuardesë në kompaninë “Qatar Airways”. Për të qenë në skenën e madhe të Kupës së Botës, bukuroshja nga Ballkani u zgjodh mes 15 mijë stjuardesave të tjera të kompanisë.

Adriana Paul, e cila jeton prej pesë vitesh në Lindjen e Mesme, ka folur për mediat rumune teksa ka rrëfyer eksperiencën e saj në Botërorin e Katarit.

Image

“Kam ecur me kilometra të tëra për të shkuar në shkollë kur kam qenë fëmijë, madje kam mjelë edhe lopët. Askush nuk do ta besonte historinë time. Në Katar ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur për mundësinë që mu dha.

Trofeu ishte i rëndë, gati 6 kilogramë dhe duart më dridheshin gjatë gjithë kohës. Emocionet kanë qenë të mëdha si në skenë ashtu edhe në prapaskenë pasi kam qenë krah Emirit të Katarit, Presidentit francez apo atij të FIFA-s”, është rrëfyer rumunia.

Veç të tjerash, kjo eksperiencë ka shërbyer për Adriana-n edhe për të rritur rrjetet sociale, aty ku aktualisht ndiqet nga 37 mijë persona.

Image
Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME