Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Nga pakti me PS humbëm dy gjëra”, deputeti Sula: Nuk votoj për...

”Nga pakti me PS humbëm dy gjëra”, deputeti Sula: Nuk votoj për Reformën Zgjedhore nëse…

Deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula flet për marrëveshjen e miratuar mes PS dhe grupit të tij për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare. Në ”TCH”, Sula tha se nga kjo marrëveshje, Rithemelimit humbi dy gjëra të rëndësishme, një prej tyre rregullorja e Kuvendit.

“Ne humbëm 2 gjëra shumë të rëndësishme, rregulloren, që është e turpshme ajo lloj rregulloreje. Këtu e kam problemin, nuk kam asgjë me Berishën dhe me Bardhin sepse duhej rikthimi në normalitet. Por nuk mund të bëjnë dot sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse do rrijë kjo rregullore kështu siç është, këta të dënojnë nga 1 ditë deri në 60 ditë”,-tha deputeti.

Sipas deputetit, brenda opozitës ka zëra kundër të cilët marrëveshjes, ndërsa e bëri të qartë se nëse do të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore dhe produkti nuk do jenë listat e hapura, atëherë do votojë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME