TOP-NEWS

Thuhet se janë zhdukur 3 persona në Vlorë

Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas denocimeve për tre persona të humbur ditën e hënë.

Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta. Ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër, por nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e tyre.

Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.

Nga ana tjetër burime të pa konfirmuara nga policia pohojnë se tre personat janë arrestuar dhe jo të zhdukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button