Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKëlliçi: Alibeaj, keqardhje ku ka përfunduar

Këlliçi: Alibeaj, keqardhje ku ka përfunduar

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës thotë se ndjen keqardhje për vendimin e marrë nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e tij nga grupi bashkë me 3 deputetë të tjerë të PD-së.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Këlliçi e cilëson vendimin meskinitet. Ai shton se ky vendim është marrë në kulmin e debatit pas denoncimit që Partia Demokratike bëri ndaj Erion Veliajt për tenderin në rrugën “Xhon Belushi”.

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën” – tha Këlliçi.

Në të njëjtin emision foli edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu që akuzoi Alibeajn se është mburojë e kryeministrit Rama. Ai e cilësoi kreun e grupit parlamentar të PD-së si “të blerë”.

“Nuk është se Alibeaj bie ndesh me interesin e PD-së, por bën veprime të tilla thjesht për t’u kthyer në një mburojë të Ramës, i nxitur nga Rama dhe pikërisht në këto momente kur skandalet flasin njëra pas tjetrës ndaj qeverisë, për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar një tymnajë mbas të cilës të fshihet kjo qeverisje me skandalet e saj,” – u shpreh Shehu.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë. Në njoftimin e Alibeajt thuhet se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021 ndaj ata nuk do të jenë më pjesë e grupit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME