OP/ AN

Një energji e re dhe frymë e fortë bashkimi për PD -në e  Fierit

Nga Ardian Ferro – Një energji e re dhe një frymë e fortë bashkimi u ndjenë sot në takimin e demokratëve të Fierit.

Prezantimi im si kryetarë dhe e kryesisë së re të Partisë Demokratike Dega-Fier, nuk ishte thjesht një moment formal, por një hap i rëndësishëm drejt riorganizimit dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, u zhvillua një bashkëbisedim i sinqertë, ku mendimet dhe idetë u ndanë lirshëm, me një qëllim të përbashkët.Ne fjalen time vura theksin ne bashkimin e çdo demokrati dhe hapjen e partisë për çdo qytetar që beson te Partia Demokratike si dhe falenderova kryesine e PDSH Për besimin dhe mbështetjen që më dhanë si dhe nje falenderim për liderin e Partisë Demokratike Prof.Dr Sali Berisha, Sekretarin e Përgjithshëm zotin Flamur Noka, si dhe të deleguarin politik për Fierin zotin Gazmend Spahia, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe vendosmëri.

Fryma që dominoi këtë takim ishte ajo e bashkimit, e respektit dhe e vullnetit për të ndërtuar një opozitë më të fortë, më përfaqësuese dhe më pranë qytetarëve.

Ky është momenti për të lënë pas ndarjet dhe për të ecur përpara me një vizion të qartë dhe me besim të plotë te forca e përbashkimit.

Fieri ka nevojë për një zë të fortë dhe të bashkuar, dhe kjo frymë e re është një sinjal i qartë se ky proces ka nisur.

Të bashkuar për fitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button