
Nga Bledar Borova – Kjo është një “Vdekje” paralajmëruar që dhemb, sepse Apolonia nuk eshte thjesht një ekip futbolli, por eshte identiteti, endra dhe pasioni i nje qyteti.
“Është paradoksale që klubi që furnizoi kombëtaret e moshave dhe klubet elitë me emra si Gjata, Kurti, Maksuti, Mezani, Myrtaj,Trifoni apo Harizaj, sot e gjen veten të dorëzuar në të gjitha frontet.
Këndvështrim mbi këtë situatë:
Kur “Fidanishtja” thahet për “Mercenarë te huaj pa kualitet”
Dhimbja më e madhe e tifozërisë fierake nuk është thjesht humbja e pikëve, por humbja e shpirtit të fanellës. Emrat që përmenda me siper nuk ishin thjesht lojtarë, ishin djem qyteti që e njihnin peshën e asaj baze.Zëvendësimi i kësaj tradite me lojtarë të huaj pa kualitet dhe, mbi të gjitha, pa asnjë lidhje emocionale me Fierin, rezultoi një eksperiment i dështuar. Kur nuk ke cilësi teknike, të shpëton “përkatësia”, por kur mungojnë të dyja, përfundimi është kjo që shohim sot: rënia në Kategorinë e Dytë.
“Rënia e U19: Goditja në “Zemër”
Nëse ekipi i parë mund të bjerë e të ngrihet me investime, rënia e ekipit U19 është këmbanë alarmi për strukturën. Apolonia U19 ka qenë elita e Shqipërisë (madje kampione 2 here pak vite më parë). Rënia e tyre tregon se:Zinxhiri i prodhimit është këputur.
Trajningu menaxhimi dhe skautimi nuk po funksionojnë më si dikur. Talentet e rinj fierakë po largohen drejt Tiranës apo jashtë vendit para kohe. Këmbana për të Ardhmen.
Kjo nuk është thjesht një renditje e keqe; është kriza e një modeli. Apolonia ka funksionuar gjithmonë mbi modelin e vetëfinancimit përmes shitjes së talenteve. Pa talentet e prodhuar në shtëpi (fidanishtja), ky model falimenton.

Rënia e dyfishtë duhet të shërbejë si një “shuplakë” për të kuptuar që
Prioriteti duhet të kthehet te Fieri: Lojtari fierak dhe ai shqiptar duhet të jetë sërish shtylla e ekipit.
Llogaridhënia:
Kush i solli lojtarët pa “përkatësi” që turpëruan fanellën?
Rindërtimi nga themelet: Kategoria e Dytë duhet të jetë vendi ku nis spastrimi dhe rikthimi te identiteti i vjetër.Është koha që klubi të pushojë së qeni një “tranzit” për mercenare dhe të kthehet në shtëpinë e talentit fierak dhe shqipetar.











