Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNoizy sjell videoklipin dedikuar Florian Markut

Noizy sjell videoklipin dedikuar Florian Markut

Reperi Noizy dhe boksieri Florian Marku kanë një miqësi mjaft të ngushtë. Ata shpeshherë shprehin mbështetje për njëri tjetrin në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Mirëpo, së fundmi Noizy i ka bërë një ‘dhuratë’ mjaft të bukur mikut të tij. Ai ka publikuar videoklipin e këngës që i pati kushtuar më herët.

“Kampioni i botës, Marku”, dëgjohet në tekstin e këngës.

Ndërkohë, edhe videoklipi është mjaft interesant. Në të, mund të shihen momentet më të bukura të Markut, teksa ai triumfon ndaj kundërshtarëve në ring.

Kujtojmë që Noizy gjithnjë ka shfaqur mbështetje për Florianin.

Ndërkohë Floriani ka publikuar këngën në Instagram, teksa shkruan: Kampion.

Kënga ka arritur të mbledhë shumë klikime që sapo u publikua.

Nga ana tjetër, Marku ka publikuar dy ditë më parë një postim në Instagram ku bën me dije se po përgatitet për ndeshjen e radhës.

“Të hënën filloj përgatitjen për ndeshjen e radhës, mezi pres të ndeshem prapë dhe t’ju bëj të gjithëve krenar”, shkruan Marku.

Sa i takon reperit Noizy, ai nuk di të ndalet. Vetëm pak javë më parë publikoi një këngë në bashkëpunim me Altin Sulkun, te titulluar “Lozonjare”, që në fakt ka arritur të grumbullojë 5.9 milionë klikime.

Goxha sukses, apo jo?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME