Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Olsi i përfshirë të trafik droge”/ Rama - Gaz Bardhit: E do...

“Olsi i përfshirë të trafik droge”/ Rama – Gaz Bardhit: E do shqiptarçe

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi se ka të dhëna që vëllai i tij Olsi Rama është i përfshirë në çështjen e laboratorit të Xibrakës.

“Para se të jetë vëllai im i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështje droge, larje parash dhe dhunë në familje si dhe për gjëra të thëna dhe të stërthëna në publik në mënyrë të vazhdueshme.
Kur dëgjon gjëra të tilla të vjen t’i kthesh një përgjigje shqiptarçe. Kur dëgjon një fytyrë të tillë të vjen t’i përgjigjesh shqiptarçe.

Si është shqiptarçe? Vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur shikon të dhunohen kështu njerëzit e familjes tënde, që flitet për vajzën tënde të dhunohet kështu edhe pse është në punën e saj dhe që nuk ka marrë kurrë punë publike apo kur dëgjon për djalin, për babanë, për nënën të vjen ajo lloj përgjigjeje.

Ajo lloj fytyre që nxore përpara dhe që është fytyra shembullore e shpërfytyrimit. Është i njëjti që ç’nuk ka thënë edhe për djalin e atij që i është ulur sot në prehër. Ai do nxjerrë të dhëna? Ai do nxjerrë atë që s’thuhet. Unë mund të kem pasur opozicione për të tjerët, por kurrë nuk kam bërë akuza penale.

Ajo fytyra më kujton Skënder Luarasin që tha dikur në një mbledhje: “Të të them Zotëri nuk të them dot, Të të them shok nuk të them dot se nuk të kam shok. Por të them fytyrë e njohur” – tha Rama. 

Bardhi thotë se ka të dhëna se emri i Olsi Ramës mban të bllokuar hetimin në SPAK pasi ishte ai që shoqëroi një nga personat e arratisur të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit në shkurt të vitit 2015.

“A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur… ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër që do i bëj publike që kanë ndihmuar të kalojnë kufirin” – ka thënë Bardhi.

Çështja e sistemit TIMS u hap në vjeshtën e vitit të kaluar kur një grup punonjësish të policisë së shtetit ngritën shqetësimin se të dhënat po manipuloheshin. Për zbardhjen e kësaj çështjeje është interesuar edhe ambasada e SHBA-ve e cila e ka shprehur edhe publikisht shqetësimin e saj.

Në laboratorin e Xibrakës, kokaina sillej e përzier në me lëndë organike që përdorej për regjen e lëkurëve të kafshëve. Ndarjen e bënin specialistët nga Kolumbia, Cezar Avila dhe Walther Moreno. Një nga organizatorët e grupit u konsiderua, Genci Xhixha, i shpallur në kërkim. Në pranga ranë atëherë vëllezërit, Arjan dhe Kelment Dalipi, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME