Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBardhi - Ramës: Ruaj nervat dhe mos moho vëllain

Bardhi – Ramës: Ruaj nervat dhe mos moho vëllain

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar pas shigjetimeve të kryeministrit Rama në “Opinion”.

“Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu! E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla!

Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!” – shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Më herët Rama foli me një gjuhë të ashpër ndaj Bardhit lidhur me akuzat se vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në çështjen e laboratorit të Xibrakës.

“Para se të jetë vëllai im i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështje droge, larje parash dhe dhunë në familje si dhe për gjëra të thëna dhe të stërthëna në publik në mënyrë të vazhdueshme. Kur dëgjon gjëra të tilla të vjen t’i kthesh një përgjigje shqiptarçe. Kur dëgjon një fytyrë të tillë të vjen t’i përgjigjesh shqiptarçe.

Si është shqiptarçe? Vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur shikon të dhunohen kështu njerëzit e familjes tënde, që flitet për vajzën tënde të dhunohet kështu edhe pse është në punën e saj dhe që nuk ka marrë kurrë punë publike apo kur dëgjon për djalin, për babanë, për nënën të vjen ajo lloj përgjigjeje.

Ajo lloj fytyre që nxore përpara dhe që është fytyra shembullore e shpërfytyrimit. Është i njëjti që ç’nuk ka thënë edhe për djalin e atij që i është ulur sot në prehër. Ai do nxjerrë të dhëna? Ai do nxjerrë atë që s’thuhet. Unë mund të kem pasur opozicione për të tjerët, por kurrë nuk kam bërë akuza penale.

Ajo fytyra më kujton Skënder Luarasin që tha dikur në një mbledhje: “Të të them Zotëri nuk të them dot, Të të them shok nuk të them dot se nuk të kam shok. Por të them fytyrë e njohur” – tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME