Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni “Plumbi i Artë”, policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

Operacioni “Plumbi i Artë”, policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër”.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.

Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME