Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Aksi" arreston korçarin e kërkuar, me të edhe 7 shtetas...

Operacioni policor “Aksi” arreston korçarin e kërkuar, me të edhe 7 shtetas nga Nepali (vidio)

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, kundër veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë nga Nepali, vihet në pranga 24-vjeçari. Kristian Plaku nga Korça.

I arrestuari, i kërkuar nga Policia e Vlorës për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë.

Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin 8 shtetasit, dhe 7 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte emigrantë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Seksionit Operacional, të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Kristian Plaku 24 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi K. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, me të cilin transportonte 8 emigrantë nga Nepali. Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari po i transportonte këta shtetas, drejt Shkodrës, kundrejt shumës 500 euro/person, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 24-vjeçari ishte i kërkuar nga Policia e Vlorës, pasi më datë 29.08.2023, në fshatin Vrion, ka braktisur automjetin tip “Range Rover” me të cilin transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Automjeti tip “Benz” u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME